×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    FIFA publikon listën e kandidatëve për çmimin “Trajneri më i mirë 2023”

    Insajderi
    14 December 2023 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e vitit 2023.

    Me këtë rast, FIFA ka publikuar listën e tre kandidatëve që garojnë për çmimin “Trajneri më i mirë 2023”.

    Në listën e “The Best” gjenden: Luciano Spalletti, aktualisht trajneri i përfaqësueses italiane, por që në këtë vit triumfoi me Napolin në Serie A.

    Pas tij vjen trajneri i Interit, Simone Inzaghi, që me zikaltërit sfidoi Manchester City-n në finale e UEFA Champions League dhe në fund, pikërisht fituesi i kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Evropë, Pep Guardiola, raporton KlanKosova.

    Por, jo vetëm kaq.

    Guardiola, trajneri spanjolli u shpall kampion me “qytetarët” edhe në Premier League, teksa fitoi edhe kompeticionin e FA Cup duke kompletuar “tripletën”.

    Ai shihet si favorit për këtë çmim, ndërsa gara pritet të jetë disi më e fortë se sa pritshmëritë aktuale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark