×
  • Sport
  • Sport

    FIFA publikon raportin, në merkaton e verës u shpenzuan plot….

    Insajderi
    10 September 2023 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shifër rekord prej 5.9 miliardë paundësh u shpenzuan në merkaton e kësaj vere nga qershori në shtator, në të gjithë botën ka njoftuar FIFA në raportin e saj. Organi më i lartë i futbollit në Evropë publikoi raportin e vetë ndërkombëtar të transferimeve të premten, pasi analizoi një tjetër verë të ngjeshur në merkato.

    FIFA zbuloi se pothuajse 6 miliardë paund u shpenzuan për tranferimet e verës midis 1 qershorit dhe 1 shtatorit, gjë që thyen rekordin e mëparshëm botëror të vendosur në 2019. Padyshim kampionë janë anglezët e Premier League, të cilët shpenzuan 1.6 miliardë paundë, duke lënë pas Pro Ligën Saudite me 701 milionë paundë, fracnezët e Ligue 1 me 689 milionë paundë, Bundesliga-n gjermane me 611 milionë paund, Serie A italine me 570 milionë paundë dhe La Liga-n spanjolle me 325 milionë paund.

    Anglezët e Premier League shpenzuan 26% të gjithë faturës botërore të gati 6 miliardë paundëve. FIFA regjistroi më shumë se 10 mijë transferime në sistemin e saj, ndërsa pagesat për menaxherët arritën shifrën e 558 milionë paundëve.

    Rekordi i shpenzimeve globale këtë verë ishte 47% më i lartë sesa në vitin 2022 dhe 26.8% mbi rekordin e mëpërparshëm, ai i vendosur në vitin 2019. FIFA konfirmoi përveç Premier League, që mbetet superfuqia e parë financiare në botë, edhe se klubet e Arabisë Saudite u ngjitën në vend të dytë, menjëherë pas atyre angleze, duke investuar 701 milionë paund këtë verë, më shumë sesa kampionatet e tjera të forta të Europës, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark