×
  • Sport
  • Sport

    FIFA publikon renditjen përfundimtare: “Kombëtarja e Kosovës me ngritjen më të lartë…”

    Insajderi
    20 December 2018 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faqja zyrtare e FIFA-s ka publikuar renditjen përfundimtare të kombëtareve për vitin 2018, dhe e ka theksuar se Kombëtarja e Kosovës ka pësuar ngritjen më të lartë nga të gjitha kombëtaret brenda këtij viti.

    Kosova është ngritur për 46 pozita brenda një viti dhe aktualisht ndodhet e 131-ta, falë ecurisë mbresëlënëse në vitin 2018 në ndeshje miqësore e zyrtare, ku u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve dhe do të përballet me Maqedoninë – “Dardanët” janë vetëm 2 ndeshje larg “Euro 2020”, raporton Insporti.

    Për shkak që në këtë muaj nuk ka pasur ndeshje të kombëtareve, pozita e Kosovës në renditje nuk ka ndryshuar nga muaji i kaluar, kur e shënoi ngritjen më të lartë ndonjëherë.

    “Dardanët” nuk dinë për humbje që nga 13 nëntori i vitit 2017, kur Kombëtarja mori fitore 4-3 ndaj Letonisë pas shkarkimit të Albert Bunjakit, ndeshje që u zhvillua në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

    Në atë ndeshje, që ishte e vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës, Kosova ishte mposhtur me rezultat 2-0 nga Islanda.

    Që nga atëherë, Bernard Challandes e ka marrë drejtimin e Dardanëve dha ka arritur t’ia sigurojë Kosovës një ecuri prej tetë ndeshjeve pa asnjë humbje, prej të cilave gjashtë janë fitore, ndërsa dy barazime.

    Tri ndeshjet e para të kësaj ecurie ishin ndeshje miqësore dhe Kosova arriti të triumfonte në të tri këto sfida. Fillimisht, Dardanët e nisën këtë ecuri me fitore me rezultat 1-0 ndaj Madagaskarit, pastaj vazhduan me fitore 2-0 ndaj Burkina Fasos.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark