×
  • Showbiz
  • Show

    Fifi i ofendon rëndë ish të dashurat e Granitit

    Insajderi
    22 October 2021 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’.

    Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë.

    Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi, ndërsa sonte pritet të largohet edhe një banorë tjetër dhe të hyjnë të rinjtë.

    Marrëdhënia mes këngëtares Fifi dhe futbollistit, Granit Canës sa po vjen e rritet, dyshja gjatë ditës së djeshme kanë qëndruar bashkë vazhdimisht.

    Gjatë ditës së djeshme teksa po bënin muhabet në dhomën e ditës, Graniti u shpreh se e ka dashur jashtë mase jetën e natës.

    Padyshim nuk mungoi si gjithmonë edhe komenti i këngëtares e cila u shpreh kështu:

    “Ke ngajt mas kudrave”, derisa Arditi tha ç’është kjo se kuptoj. “Pas femrave, pas kudrave de..”, u përgjigj Fifi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark