×
  • Showbiz
  • Show

    Fifi rrëzohet gjatë provave të “Dancing With The Stars”

    Insajderi
    01 October 2023 - 19:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, i është bashkuar spektaklit “Dancing With The Stars”.

    Ajo do të jetë konkurrente në këtë edicion krahas balerinit Gaciano Tagani.

    Por mesa duket jo gjithçka ka shkuar mirë gjatë provave të spektaklit, pasi në një moment këngëtarja ka rrëshqitur nga duart e balerinit dhe është rrëzuar në tokë.

    Ky moment është transmetuar mbrëmjen e së premtes në emisionin ”Më lër të flas”, ku ajo ishte e ftuar në programin e vëllezërve Veshaj.

    “U këputa në mes. Bëra pak sikur nuk dija. Tani jemi më mirë më hapat”, tha me humor Fifi me të parë videon.

    Përveç Fifit, emra të tjerë të famshëm që do të marrin pjesë në “Dancing With The Stars” janë: Armaldo Kllogjeri, Juliana Nura, Engji Nasufi, Elvis Pupa, Ronaldo Sharka e të tjerë. /Telegrafi/

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark