Fight Club Prishtina mori pjese me dy garues në garën e mbajtur javën që shkoj në qytetin e Pejës.
Nga kjo gare Ermal Ademaj fitoj bindshme ne ballafaqimin e tij me kamponin e Kick-boksit nën peshat 65 kg nga Shqipëria Marjo Mena, përkundër faktit që Mena ka mbi 20 paraqitje, Ademaj arriti të jetë më i mire në çdo rund duke i fituar piket e plota.
Ndërsa Kreshnik Marniku humbi ballafaqimin e tij me garuesin nga qyteti i Vlorës Xhyleziano Jakupi. Për këtë ballafaqim klubi nga Prishtina u nda i pa kënaqur, pasi që sipas tyre është bërë gabim që në fillim të ballafaqimit, pasi gjyqtarë kryesore e po ashtu gjyqtare ndihmese ishin dy anëtare të klubit nga Vlora, Alban Alikaj dhe Ilda Lelo, pjese e të cilit klub është edhe Jakupi.
Fight Club Prishtina, shprehin pa kënaqësi rreth përzgjedhjes së gjyqtareve, duke pohuar se referimi ka ndikuar direkt edhe në rezultatin përfundimtar, pasi që gjatë ballafaqimit pati edhe goditje me koke nga Jakupi kundrejt Marnikut dhe ka kaluar pa penalizmi.
Marniku i kontaktuar nga Gazeta Insajderi thotë, se pavarësisht rezultatit dhe rrethanave ai do të vazhdoj stërvitjet dhe do të kërkoj ballafaqim në të ardhmen.