×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Filharmonia e Kosovës shfaq koncert për shkollat e Prishtinës

    Insajderi
    27 September 2023 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Filharmonia e Kosovës do të shfaqet me një koncert për shkollat e kryeqytetit.

    Koncerti do të mbahet në sallën e kuqet të Pallatit të Rinisë “Adem Jashari”, më datë 28.09. 2022, ora 14:00, dhe shkollat pjesëmarrëse, nxënësit e të cilave do ta dëgjojnë performimin e Filharmonisë, janë:

    SHFMU “Elena Gjika” – Prishtinë,
    SHFMU “Faik Konica” – Prishtinë,
    SHFMU “Ali Kelmendi” – Barilevë,
    SHFMU “Shkëndija” – Hajvali.

    Ky është koncerti i parë në kuadër të programit “Arti në shkolla” në Komunën e Prishtinës.

    Koncerti i parë i dedikohet nxënësve të klasave të 6-ta nga katër shkolla të Komunës së Prishtinës. Të enjten nxënësit do të ndjekin një program i cili prezanton disa etapa të zhvillimit të muzikës klasike në Kosovë, kjo në drejtimin e mjeshtrit Gridi Kraja nga Shqipëria.

    Dirigjenti Kraja do të drejtojë Filharmoninë e Kosovës me interpretimin e veprave nga Lorenc Antoni dhe Rexho Mulliqi, deri te Valton Beqiri.

    Filharmonia e Kosovës do t’ju informojë së shpejti edhe për koncertet e radhës dedikuar të rinjve.

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark