Insajderi
Lajme

Fillojnë gërmimet për varrezën e dyshuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës

Insajderi
13 July 2016 - 09:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gërmimet për varrezën e dyshuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës kanë filluar sot në mëngjes. Departamenti i Mjekësisë Ligjore ka filluar gërmimet afër kishës ortodokse që gjendet në kampusin e UP-së.

Drejtori i këtij departamenti, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se ka dyshime se bëhet fjalë për viktima të përkatësisë shqiptare.

Në punimet në kampusin e Universitetit do të jetë i pranishëm edhe delegacioni nga Serbia për të përcjellë zhvillimet.

Punimet do të zhvillohen brenda dy ditëve dhe nëse gjenden mbetjet mortore, punimet e makinerisë së rëndë do të pushojnë, ka thënë Gërxhaliu, “për t’i përshtatur një tjetër formë të punimeve”.

Inicimi i gërmimeve në këtë lokacion vjen pas deklaratave të disa qytetarëve se kishin parë forcat serbe duke gërmuar në këtë lokacion gjatë kohës së luftës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark