×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Fillon edicioni i 14-të i “Anibarit”

    Insajderi
    18 July 2023 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka filluar edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit “Anibar”.

    Ky festival mbahet në qytetin e Pejës dhe është njëra nga aktivitetet më të rëndësishme të animacionit në rang evropian. Sipas njohësve, është një nga eventet që e vendos Pejën dhe Kosovën në hartën evropiane të animacionit.

    Në këtë edicion do të ketë mbi 130 shfaqje filmash, 4 panele diskutimi, 5 punëtori të animacionit të udhëhequra nga ekspertë, 5 prezantime të shfaqjeve ikonike si South Park, programe të shumta speciale dhe netë muzikore, do të zhvillohen gjatë gjithë edicionit një javor të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit – Anibar.

    Të pranishëm në hapje të festivalit ishin zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, zëvendësministrja e MPJD-së, Liza Gashi, deputetja, Adriana Matoshi, ambasadori i Francës, Olivier Guérot, ambasadori i Japonisë, Keisuke Yamanaka, përfaqësues tjerë të institucioneve dhe shoqërisë civile, artistë e artdashës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark