22:31 - 11 Shtator 2022

Rrahman Jashari po linqohet sërish. Tani ai po krahasohet me kriminelin serb Sllobodan Millosheviç.

Grupi në Facebook #meKryeministrin ka lejuar që një anëtar i këtij grupi të shpërndaj këtë foto.

Përmes një postimi në grupin respektiv, është kërkuar shkarkimi i Jasharajt, ndërsa krahasuan këtë mbyllje me atë të 31 viteve më parë.

Kujtojmë se ky nuk ishte linçimi i parë ndaj kreut të SBAShK-ut i cili ditë më parë potencoi sërish faktin se nëse mësimdhënësit i thonë ta ndalë grevën, ai do ta bëjë një gjë të tillë.

Madje, Elvis Hoxha, profesor i filozofisë dhe këshilltar i Kurtit mori guximin edhe ta quajë anëtar të partisë serbe, gjë për të cilën vet Hoxha kërkoi edhe falje më vonë.