×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Fillon rezidenca pesëditore e pikturës

    Insajderi
    07 June 2023 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot ka filluar edicioni i katërt i rezidencës ndërkombëtare e pikturës në Prishtinë.

    Rezidenca do të zgjasë pesë ditë (07-11 qershor, 2023) dhe do të mbahet në Prishtinë, lagjen e Ulpianës, konkretisht në pjesën që tashmë po njihet si “lagjia e piktorëve”.

    Ky aktivitet ka karakter ndërkombëtar dhe organizohet nga “Prishtina Art”, shoqatë kulturore dhe artistike. Kurator i rezidencës është Fehmi Hoxha, drejtor artistik Refki Gallopeni, menaxher projekti Anton Krasniqi dhe koordinator Blerim Gërguri.

    Në këtë rezidencë me veprat dhe punimet e tyre do të jenë të pranishëm piktorë të ndryshëm, si Jasmina Krtovska, Osman Demiri, Adriana Marku, Kamuran Goranci, Vjosa Bujari-Maliqi, Merita Myderrizi, Agron Mulliqi, Anton Krasniqi, Refki Gallopeni, Flutura Maqi, Ema Bilbili, Musa Prelvukaj, Skënder Boshtrakaj, Elena Dragusha, Veton Gusia, Qendresa Kllokoqi, Mirsad Lushtaku, Melisa Ukshini, Denis Biblekaj, Agron Ujkashi, Bardha Buza, Alma Islami, Learta Ibraj etj.

    Kjo rezidencë është mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe pritet të jetë një aktivitet tradicional, për t’u shndëruar në një organizim të madh prezantues dhe promovues të zhvillimeve dhe trendeve aktuale në skenën artistike dhe pikturën në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark