×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Fillon zbatimi i marrëveshjes Kryeqytet-ShSKUK për shërbime të shpejta në Kardiologjinë Invazive

    Insajderi
    31 August 2023 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka filluar zbatimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Komunës se Prishtinës dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës e cila u nënshkrua në fillim të javës mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama e Drejtorit të SHSKUK-së, Elvir Azizi,.

    Marrëveshja ka të bëjë me shërbime të shpejta për pacientët prishtinas që pësojnë infarkt akut të miokardit.

    “Sot filloi zbatimi i pilot projektit përmes së cilit pacientët e rajonit të Prishtinës që pësojnë infarkt akut të miokardit  në kohë rekorde do të marrin trajtimin në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë Invazive, përkatësisht do të sjellen direkt në koronarografi dhe stentim, pa shkuar në Klinikën Emergjente”, thotë njoftimi i Kryeqytetit.

    Nisjen e realizmit të këtij pilot projekti e cilësoi shumë të rëndësishëm edhe nënkryetari i Kryeqytetit,  Alban Zogaj, i cili tha se do të ofrohen të gjitha kapacitetet mjekësore dhe infrastrukturore për të zbatuar këtë projekt “jetik për pacientet”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark