×
  • Lajme
  • Lajme

    Filluan punimet në rrugën Rahovec – Hamoc – Fortesë

    Insajderi
    08 August 2019 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit Rexhep Kadriu, të enjten mori pjesë në fillimin e punimeve të rrugës Rahovec – Hamoc – Fortesë, investim i MIT.

    Zëvendësministri Rexhep Kadriu tha se edhe ky investim dëshmon përkushtimin e qeverisë, në këtë rast të MIT-së dhe ministrit Pal Lekaj, për ndërtimin e rrugëve që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve anë e kënd vendit. Ai shtoi se MIT po investon në tërë  Kosovën pa dallim.

    Kryetari i Rahovecit SmajlLatifi, shprehu falënderimin për përkushtimin e MIT që kjo rrugë të ndërtohet, në mënyrë që t’i shërbejë zhvillimit të komunës.

    Rruga Rahovec – Hamoc – Fortesë, është e gjatë mbi 10 kilometra. Vlera e investimit nga MIT është afër 10 milionë euro, dhe do të bëhet me tërë infrastrukturën përcjellëse përfshi edhe shtegun për çiklistë.Kjo rrugë ua mundëson qarkullimin më të lirë mbi 1000 fermerëve të kësaj ane.

    MTI

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark