×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Filluan xhirimet e filmit “Karma” të Esad Fejzës

    Insajderi
    28 August 2023 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë “Karma” të mbeshtetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me skenar dhe regji nga Esat Fejza dhe producente Edona Keçmezi, janë duke u zhvilluar dhe kanë hyrë në javën e tretë të xhirimeve.

    Filmi “Karma” është i zhanrit dramedy, tregim për Tre dështak të cilët tentojnë ta mashtrojnë fatin e tyre duke e provokuar atë. Protagonisti “Dako” me planin e tij të krisur është shpresa e vetme e dy shokëve të tij dembelë dhe të papunë. Nga veprimet e tyre të ndryshme gjatë rrugëtimit, të gjitha personazhet ndëshkohen ose shpërblehen.

    Filmi flet për ligjin univerzal të shkakut dhe pasojës, ku çdo veprim që bëjmë në rezultat na sjell një kundërveprim, pasojë – ndëshkim ose shpërblim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark