×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Filmi artistik “Prishtina 2002” do të shfaqet në Kino Armata

    Insajderi
    25 September 2023 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Filmi i shkurtër artistik “Prishtina 2002”, me regji të Trendëlinë Halilit, do të shfaqet në Prishtinë, gjegjësisht në Kino Armata, më datën 29. 09. 2023, ora 20:00.

    Filmi i shkurtër “Prishtinë, 2002,” u prodhua nga Kandërr dhe u mbështet nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

    “Prishtinë, 2002” pati premierën në janar të këtij viti në Clermont-Ferrand International Short Film Festival, Francë, Pastaj pati rrugëtim në disa festivale tjera prestigjioze të filmit kombëtar dhe ndërkombëtar.

    Filmi së fundmi mori çmimin Filmi Më i Mirë Kombëtar në Dokufest dhe Korça Short Film Festival.

    Ndërsa tani, është koha që ta sjellim në shtëpi, aty ku filloi gjithçka, në qytetin e Prishtinës.

    Le të hyjmë në botën e Letit, një adoleshente në fillim të viteve 2000, teksa përballet me transformimin, rritjen, miqësinë, gënjeshtrën, dhe gjithçka tjetër.

    Dhe kjo nuk është gjithçka. Ne po kthehemi pas në vitet e 2000-ta edhe me muzike. Fattizzle do të përçon tinguj nostalgjik që do t’ju kthejnë mbrapa në kohë.

    Para shfaqjes gjithashtu dëshirojmë t’ju dërgojmë në prapaskenat e filmit, duke ofruar një video të procesit kreativ.

    Hyrja është falas.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark