×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Filmi Shok fiton çmimin e parë

    Insajderi
    11 March 2016 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Filmi “Shok” ka fituar çmimin si filmi më i mire i metrazhit të shkurtër në festivalin ndërkombëtar të filmit Boulder që mbahet në Colorado të Amerikës.

    Lajmin se filmi më i suksesshëm kosovar është shpërblyer me këtë çmim e ka konfirmuar edhe Eshref Durmishi, producent i filmit.

    ”Shumë të lumtur të ju informojmë se Shok fiton çmimin filmi më i mirë me metrazh të shkurtër tek Boulder International Film Festival, ka njoftuar Durmishi përmes një njoftimi në llogarinë e tij Facebook.

    Filmi Shok pritet që së shpejti të shfaqet edhe në festivalin Tribeca që mbahet në New York.

    Festivali prestigjioz është themeluar nga Jane Rosenthal, Robert De Niro dhe Craig Hatkoff. Tribeca Film Festival tërheq rreth tre milionë njerëz–përfshirë të famshëm nga bota e artit, filmit dhe muzikës–dhe gjeneron 600 milionë dollarë në vit. Gjithashtu, Tribeca është një nga festivalet më të njohur të filmit.

    Filmi “Shok” para disa javësh ishte pjesëmarrës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, i nominuar për kategorinë filmi më i mirë me metrazh të shkurt./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark