×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Filozofët” e Kurtit nuk e kuptojnë foton tallëse, krenohen me të

    Insajderi
    12 October 2023 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Filozofët” e Albin Kurti, Elvis Hoxha dhe Hysamedin Feraj nuk e kanë kuptuar foton tallëse, ku shihet trupi i golashënuesit të parë sonte në lojën kundër Çekisë, Jasir Asanit që i është vendosur fytyra e kryeministrit Albin Kurti.  

    Fotoja e montuar fillimisht ishte publikuar nëpër faqe saterike.

    Por kjo nuk e ka ndalur Elvis Hoxhën e Hysamedin Feraj të krenohen me të.

    Derisa Hoxha e ka publikuar fotografinë, Feraj e ka bërë like.

    “Askush nuk do të mendonte që të vendoste mbi këto shpatulla kokën e Edi Ramës”, është mbishkrimi që Hoxha i ka vendosur fotografisë.

    Ndërkohë Edi Rama dhe Albin Kurti e kanë shikuar ndaras lojën mes Shqipërisë e Çekisë, ku Shqipëria triumfoi me një fitore bindëse prej 3:0.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark