Filozofi i VV-së mbron Zybën që kërcënoi Ahmetin: Nuk është bërë asnjë kërcënim – Insajderi
×
Fokus 1

Filozofi i VV-së mbron Zybën që kërcënoi Ahmetin: Nuk është bërë asnjë kërcënim

Insajderi
09 October 2019 - 22:12
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Tirana, Elvis Hoxha, i cili është profesor i filozofisë, ka thënë se Salih Zyba nuk e kërcënoi Shpend Ahmetin kur e krahasoi me Xhabir Zharkun, ish-kryetarin e Kaçanikut që ishte arratisur nga Kosova vite më parë.

Hoxha, në një debat televiziv në Ora News, u shpreh se deklarimi i Zybës ndaj Ahmetit nuk duhet cilësuar si kërcënim.

“Nuk ishte kërcënim sepse Zharku, siç ju e dini, është në Suedi… do të thotë, nuk është në burg. Është shprehur fakti që Zharku ka kryer vjedhje të gjërave dhe aktualisht gjendet në Suedi”, ka thënë Hoxha. “Më intereson krahasimi me kë është bërë dhe ky njeri nuk është në burg që të cilësohet si kërcënim”.

Zyba të martën kërcënoi Ahmetin me rrëzim nga posti i kryetarit të kryeqytetit dhe tha se “vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark