Rrjeti social Snapchat ka përditësuar kohët e fundit dy filtra të rinj, të cilat i lejojnë përdoruesit të ndryshojnë vizualisht karakteristikat e tyre gjinore.
Njerëzit kanë filluar t’i përdorin këto filtra të cilat të japim një pamje pothuajse të vërtetë në ndryshimin e gjinisë dhe shumë thjesht ju mund t’i mashtroni miqtë tuaj që të mendojnë se jeni dikush tjetër, përcjell Telegrafi.
Vetëm nga ky filtër i ndryshimit të gjinisë, përdoruesit e Snapchat janë rritur me 7 milionë.
Ndërsa, filtri i radhës e transformon fytyrën tuaj ose fytyrën e dikujt që ju zgjidhni në një version fëmijësh të ngjashëm me veten. Ky tipar është një karikaturë e vogël, është shumë realiste dhe natyrisht të gjithë po e përdorin atë.
Ky filtër po bëhet shumë i populluar në internet, si shkak i përdorimit të fytyrës së personave të famshëm nga e gjithë bota.