Xhudistja shqiptare nga Peja, Distria Krasniqi, është shumë pranë fitimit të medaljes së artë në “Grand Prixin” e Portugalisë, i cili po zhvillohet sot. Krasniqi në finale do të përballet me xhudisten kroate, Ana Viktorija Puljiz, në kategorinë -52 kilogramë, shkruan Insporti.com.
Luftën e kampiones olimpike mund ta shikoni direkt në ueb-sajtin e Federatës Botërore të Xhudos, duke klikuar KËTU.
Blloku i finaleve do të nis nga ora 18:00.
“Insporti” ka raportuar gjatë gjithë ditës për luftërat e Krasniqit dhe xhudistëve tjera shqiptare nga Kosova.
Krasniqi është kampione olimpike dhe renditet e para në ranglistën botërore të xhudos. /Insporti.com/