×
  • Sport
  • Sport

    Finalja e Kupës së Italisë – Këto janë formacionet zyrtare të sfidës mes Fiorentinës dhe Interit

    Insajderi
    24 May 2023 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fiorentina dhe Interi luajnë sot për trofeun e dytë për nga rëndësia në Itali, finalen e Kupës. Të dy skuadrat e kërkojnë me ngulm këtë trofe, për të konfirmuar një ecuri shumë të mirë në këtë edicion, teksa kanë shpresa që të përsëriten pas pak ditësh edhe në Europë.

    Italiano ka zgjidhur të gjitha dilemat e pragndeshjes duke aktivizuar Kuarta në vend të Ranieri. Në mesfushë është Kastrovili dhe jo Mandragora, ndërsa Kabral konfirmohet qendërsulmues.

    Nga ana tjetër, Inzagi nuk ka kursyer askënd prej lojtarëve më në formë, përveç portës ku është Handanoviç dhe jo Onana.

    FORMACIONET ZYRTARE

    Fiorentina (4-3-3): Terraçiano; Dodo, Milenkoviç, Kuarta, Biragi; Bonaventura, Amrabat, Kastrovili; Ikone, Kabral, Gonzalez.
    Trajner: V. Italiano

    Inter (3-5-2): Handanoviç; Darmian, Açerbi, Bastoni; Dumfris, Barela, Brozoviç, Çalhanollu, Dimarko; Xheko, Lautaro Martinez.
    Trajner: S. Inzagi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark