×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Finlanda çdo muaj iu falë qytetarëve të vet nga 560 euro

    Insajderi
    16 February 2018 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në janar të viti 2017 Finlanda ka filluar që t’iu paguaj qytetarëve të zgjedhur në mënyrë të rastësishme të ardhurat bazë universale. Kështu 2000 njerëz të moshës prej 25 deri 58 vjeç pranojnë nga 560 euro, dhe nuk kanë asnjë obligim të kërkojnë apo të pranojnë ndonjë punë. Nëse në ndërkohë pranojnë ndonjë punë, ata do të vazhdojnë të pranojnë të ardhura nga shteti.

    eksperimenti do të zgjasë dy vite, ka vendosur qeveria finlandeze e qendrës së djathtë, e cila shpreson se në këtë mënyrë do të zvogëlohen shpenzimet e përgjithshme të shtetit për mbrojtje sociale si dhe të zvogëlohet papunësia dhe t’i nxisë njerëzit të pranojnë ndonjë punë e cila paguhet më dobët apo t’i kontribuojnë shoqërisë me punë vullnetare.

    Ky koncept e ka tërheqë vëmendjen e gjithë botës dhe paraqet një fillim të lëvizjes progresiste  me rezultate të pritura pozitive.

    Dhe pas një viti prove, duket se ky qëllim do të realizohet, pretendon Marjukka Turunen, shefja e shërbimit juridik të agjencisë finlandeze për siguri sociale.

    Njëri nga pjesëmarrësit ka thënë se tani është më pak nervoz dhe i shqetësuar sepse më nuk është i detyruar të shqetësohet për thirrjet nga enti për punësim dhe ofertat për punë të cilat nuk mund t’i pranojë sepse duhet të kujdeset për prindërit e vjetër. Veç jemi duke parë se vendimi mbi të ardhurat bazë ka efekte të pritura pozitive siç është zvogëlimi i shpenzimeve shëndetësore.

    Juha Jaervinen, (39) baba i gjashtë fëmijëve dhe njëri nga shfrytëzuesit e të ardhurave bazë, thotë: “Përsëri ndihem si njeri i lirë. Sikur të isha liruar nga burgu apo skllavëria. Ndihem se jam përsëri anëtar i shoqërisë dhe e kam fituar përsëri njerëzinë time. Jam i lumtur”.

    Juha merret me prodhimin e timpaneve dhe fiton 1.000 euro në muaj, krahas këtyre 560 eurove të cilat i merr nga shteti. Thotë se pa të ardhurat bazë nuk kishte mundur të kthehej në profesionin e vet.

    Por, kritikën e këtij eksperimenti finlandez thonë se ai përfshinë vetëm njerëzit e papunë prandaj nuk është universal.

    Pas eksperiencës finlandeze, me eksperiment të ngjashëm do të fillojë edhe Skocia edhe atë tani në mars të këtij viti.

    Kryeministrja e Skocisë Nicola Sturgeon ka thënë për këtë: “Ndoshta do të del se kjo zgjidhje nuk është e zbatueshme, por siç po ndodhin ndryshimet në treg të punës me shpejtësi marramendëse, është shumë me rëndësi të jemi  të gatshëm dhe të hapur për çdo ide e cila mund t’i ndihmojë individëve të marrin pjesë në ekonominë e re”./Insajderi.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark