×
Zgjedhjet 2021

Finsik Krasniqi: Mitrovica ka nevojë për frymë të re, zhvillim dhe dinjitet

Insajderi
27 September 2021 - 15:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fisnik Krasniqi është kandidat për Asamblenë Komunale në Mitrovicë në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 15.

Fisniku është absolvent i shkencave kompjuterike, aktualisht sekretar për media dhe rrjete sociale në kryesinë e Degës së PDK-së në Mitrovicë.

Me rastin e promovimit të kandidaturës së tij, Fisniku mes tjerash ka theksuar, se Mitrovica duhet të zhvishet nga identiteti i krijuar si qytet i betejave politike dhe se duhet punuar së bashku për të mirën e qytetit.

Angazhimin në politikë Fisniku thotë, që nuk e merre si detyrë, ai e sheh me ndryshe, pasi që dedikimi për politikën, dhe për të mirën e vendit në përgjithësi e she si diçka të natyrshëm, që duhet bërë nga secili prej nesh. E qasja e tij në politikë është shumë e hershem, e kjo falë  lidhjes familjare të ngushtë me njërën nga figurat kryesore politike të PDK-së Memli Krasniqin.

Sidoqoftë ai thekson se do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve dhe kohën e tij do ta ndaj për problemet e qytetarëve që i kalojnë edhe kornizat partiake.

Fisniku e ka promovuar në rrjetet sociale edhe misionin e tij në frymën e bashkëpunimit dhe shërbimit ndaj secilit me trajtim të barabartë.

“Të shërbej si udhëheqës i zërit të arsyes dhe nevojës, duke zbatuar parimet etike dhe duke ju ofruar të gjithëve një shanse të barabartë drejtë një ndryshimi të fuqishëm” ka shkuar ai.

Ai është mjaft aktiv, jo vetëm në terren, por edhe një rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një video lidhur me problemet e Mitrovicës, ku sipas tij, e parqet gjendjen reale të mitrovicasve, me infrastrukturë e shkatërruar ,gjendje e rëndë ekonomike e sociale dhe mungesë interesimi të udhëheqësve të deritanishëm të cilët kanë udhëhequr me komunën tani e tetë vite.

Sipas tij qytetaret e Mitrovicës me votën e tyre me 17 Tetor e kanë fuqinë e ndryshimit jo vetëm për Kuvendin Komunal, por edhe me votën për Bedri Hamzën, kryetar, e ardhmja e qytetit do të jetë zhvillim, dinjitet dhe barazi.

Kandidati për asamble, Fisnik Krasniqi nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës, është i përzgjedhuri që ka përkrahjen e Grupit “Tjetërqysh”.

“Tjetërqysh” në Mitrovicë proklamon kandidatët e gjitha partive që mendojmë se ia vlejnë të votohen nga qytetarët e Mitrovicës në këto zgjedhje lokale të bazuara në aktivitetin politik të individëve.



OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark