Në secilin vend të Kosovës qytetarët po mobilizohen për ta mbështetur programin e Partisë Demokratike të Kosovës, për Rimëkëmbjen e vendit.
Kandidati për deputet i PDK-së, Veton Firzi, ka vizituar sot qëndrën tregtare “Abi Centër” në Prizren, ku është pritur nga menaxhmenti dhe stafi i kësaj qëndre.
Ai ka thënë se mobilizimi për ta mbështetur PDK-në dhe planin e Rimëkëmbjes, po vërehet në çdo vend.
“Faleminderit për mikëpritjen Abi Center. Në çdo vend mobilizim për programin e #Rimëkëmbje -s! ❤️”, ka thënë Firzi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook. Insajderi.org