Në secilin vend të Kosovës qytetarët po mobilizohen për ta mbështetur programin e Partisë Demokratike të Kosovës, për Rimëkëmbjen e vendit.
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Veton Firzi, ka marr mbështetje të madhe nga dega e Kongresit të Manastirit.
Aty është shprehur se shumë fitore të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë nisur pikërisht në atë lagje e cila është bastion i dëshmuar.
“Takim në Nëndegën Kongresi i Manastirit. Shumë fitore të PDK kanë filluar në këtë lagje, e dëshmuar si bastion i fortë! #Rimëkëmbje+4” – shkroi ai.