×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Fisnik Asllani vazhdon kontratën me klubin e njohur gjerman

    Insajderi
    30 September 2022 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sulmuesi Fisnik Asllani ka vazhduar kontratën me TSF Hoffenheim deri më 30 qershor të vitit 2026, raporton Insajderi.

    Asllani këtë sezon ka gjetur formën e tij më të mirë, duke bërë paraqitje të mira për të rinjtë e Hoffeiheim ka bërë që drejtuesit e klubit gjerman ta shpërblejnë më rinovim të kontratës.

    Futbollisti shqiptar nga Kosova, nga ky vit është futur edhe në skuadrën e parë duke stërvitur vazhdimisht por që ende nuk ka bërë debutimin në Bundesligë.

    Vlera e kartonit të tij në treg sipas “Transfermarkt” është rreth 400 mijë euro.

    Vazhdimin e kontratës klubi gjerman e ka cilësuar si hap i duhur drejt një të ardhmes së dritur për të dy palët.

    “Puna e madhe, shpërblehet. Jam shumë i lumtur të njoftoj se unë kam vazhduar kontratën me Hoffenheim. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që kanë besuar në mua dhe falënderimi më i madh shkon për familjen time, të cilët gjithmonë më kanë mbështur në çdo hap të jetës time, pa ju nuk do të isha këtu ku jam”, ka deklaruar Asllani pas vazhdimit të kontratës me Hoffenheim.

    20-vjeçari po ashtu është edhe pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Gjermanisë për grupmoshën U-21.

    Ai në këtë sezon për grupmoshat e reja të Hoffeheim ka shënuar gjashtë gola në shtatë paraqitje. /Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark