×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Fisnik Syla, ish i dashuri i Fjolla Morinës dikur ishte marrë me politikë

    Insajderi
    21 March 2023 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja Fjolla Morina, ditë më parë ka akuzuar ish-partnerin e saj, Fisnik Syla, për rastin e saj të arrestimit në vitin 2020.

    Ndër të tjerash, Morina tha se ish-burri i saj ka lidhje të forta me shtetin, duke akuzuar se ka pasur ndikim te policia dhe organet e rendit.

    Këto pretendime i ka hedhur vet poshtë Fisniku, i cili ka thënë se nuk ka se çfarë të thotë për ish-gruan e tij, e cila ka akuzuar edhe nënën dhe vëllain e saj për bashkëpunim me armiqtë e saj.

    Por a ka vërtet lidhje Fisnik Syla me shtetin?

    Sipërmarrësi nga Gjilani i cili është lindur dhe rritur në Belgjikë, ka qenë më parë asambleist në një komunë belge.

    Ai ka pasur rastin të takohet me disa prej figurave kryesore politike në vend, si ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

    Në rrjetet sociale kanë qarkulluar së fundmi disa fotografi të Fisnikut, të cilat tregojnë për “periudhën e tij të artë” në politikë.

    Ai aktualisht vazhdon të jetojë në Belgjikë, duke u marrë me biznes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark