Nga takimet me qytetarë në Mitrovicë, Fitim Uka ka vazhduar takimet me qytetarë edhe në kryeqytet të dielën.
Kandidati i LVV-së për deputet ka takuar të dielën në mbrëmje qytetarët e lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Në tubimin ku është shpalosur programi i LVV-së për qeverisje, përveç Ukës, kanë marrë pjesë edhe dy kandidatë të tjerë të LVV-së për deputetë.
“Takim me banoret e lagjes dhe anetaret e Lëvizja Vetëvendosje Kodra e Trimave, bashke me Haki Abazi #19 dhe Fitim Uka #34″, thuhet në njoftimin e Shenaj Shalës, bashkë-aktivistes së Ukës në LVV.
Fitim Uka mban numrin 34 në listën e LVV-së për deputetë.