Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka zhvilluar pesë takime me qytetarë të dielën.
Uka i ka zhvilluar takimet në dy qytete: në Mitrovicë dhe në Prishtinë.
Ai, përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se mesazhi që mori nga të gjithë qytetarët, është vetëm një: qeverisje e drejtë.
Postimi i plotë i Fitim Ukës:
Çfarë dite. Çfarë e diele. Në mëngjes iu kërkova qytetarëve të Prishtinës që të votojnë vajzat dhe gratë që janë pjesë e listës së referendumit.
Pasditen e kalova në qytetin e Mitrovicës, në tre takime me qytetarët. Takova miq të mi, familjarë të miqve, studentë e të rinj nga qyteti minatorëve.
U riktheva në mbrëmje, edhe me dy takime të tjera në Prishtinë. Vende të ndryshme, por mesazh i njëjtë. KREJT duan që ne të qeverisim DREJT. Referendumi po vjen.