Ballkani ka marr fitore të madhe ndaj Dinamo Zagreb me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Skuadra e Ilir Dajës ishte shumë më e mirë duke e kontrolluar lojën nga fillimi dhe duke qenë më e rrezikshme.
Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë Qëndrim Zyba jep pasim të bukur për Almir Kryeziun i cili me të parën gjuan dhe shënon për 1-0 një super gol.
Gjyqtari akordoi pozitë jashtë loje, por që me rishikimin e VAR goli u pranua.
Ballkani shkoi në pushim me një gol epërsi, ndërsa me të filluar e dyta Dinamo Zagrebi ishte pak më i rrezikshëm.
Dinamo tentonte të bënte presion, por në të shumtën e rasteve lojtarët e Ballkanit largonin rrezikun.
Ndeshja u vendos në minutën e 83-të, kur Walid Hamidi vodhi një top dhe shënoi për 2-0.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Ballkani festoi.
Ballkani merr fitoren e parë në fazën e grupeve dhe me tri pikë mban vendin e dytë së bashku me Dinamon.