×
  • Sport
  • Sport

    Fitoret ndaj Çekisë dhe Bullgarisë japin efektin e vet – Shqipëria ngrutet në renditjen e FIFA-s

    Insajderi
    26 October 2023 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    FIFA ka publikuar renditjen për muajin tetor dhe ngjitja e Kombëtares shqiptare vijon.

    Kuqezinjtë në dy muajt e fundit kanë përmirësuar gjashtë vende, falë rezultateve të mira të arritura në fushën e blertë gjatë kualifikueseve të “Euro 2024”.

    Shqipëria tashmë renditet në vendin e 59-të, tre pozicione më lart se në muajin shtator.

    Një rritje konstante, që vjen pas fitoreve të arritura kundër Çekisë për kualifikueset e “Gjermani 2024” dhe Bullgarisë në një duel miqësor.

    Po me tre pozicione Kombëtarja jonë u ngjit edhe në shtator, kur barazoi me Çekinë dhe mundi Poloninë.

    Rezultatet gjatë vitit 2023 për Kombëtaren shqiptare kanë qenë pozitive, edhe pse nën drejtimin e trajnerit Sylvio Mendes Campos Junior kualifikueset e “Euro 2024” nisën me një humbje ndaj Polonisë në Varshavë.

    Reagimi ishte i menjëhershëm dhe Shqipëria ia ka dalë të fitojë 5 nga 6 ndeshjet e zhvilluara dhe vetëm njëra prej tyre ka qenë miqësore.

    Shifrat janë të qarta dhe tregojnë rritjen e Kombëtares sonë, që rekordin për pozicionimin në renditjen e FIFA-s e ka në gusht të vitit 2015, kur u rendit në vendin e 22-të pas “Euro 2016” në Francë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark