×
  • Sport
  • Sport

    Fitorja e 14’të radhazi – Golden Eagle Ylli e pandalshme, triumfon edhe kundër Rahovecit

    Insajderi
    18 January 2023 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Golden Eagle Ylli ka vazhduar me fitore, duke regjistruar të 14-tën me radhë pas katër humbjeve që kishte në fillim dhe tashmë është lider në Prince Caffe Superligë me 14 fitore e katër humbje.

    Ylli në udhëtim ka mundur Rahovecin 70:99 (19:21, 22:23, 9:25, 20:30), në ndeshjen e mbetur të javës së 15-të, ku Vreshtarët luajtën me shumë mungesa, ndërsa ndodhen në vendin e fundit me dy fitore e 16 humbje.

    Te vendasit u dalluan Edmond Kryeziu me 23 pikë dhe Visar Ejupi me 18 pikë e nëntë kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Malcolm Armstead me 12 pikë, shtatë kërcime dhe 11 asistime, Rashun Davis me 23 pikë e gjashtë kërcime dhe Chris Harris me 17 pikë e nëntë kërcime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark