×
  • Sport
  • Sport

    Fitorja e madhe në “Air Albania” ndaj Polonisë – Sylvinho lavdrëon lojtarët: Ndeshje me shumë zemër

    Insajderi
    10 September 2023 - 23:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho është arkitekti i vërtetë i kësaj skuadre që vazhdon të korrë rezultate pozitive ndeshje pas ndeshje.

    Vendi i parë i merituar në grupin E pas 5 ndeshjeve por suksesi me Poloninë është një rezultat historik, Sylvinho deklaron:

    “Dua të bëj një kompliment për të gjithë tifozët që ishin në stadium dhe ishin të mrekullueshëm. Na ndihmuan shumë dhe kjo është një fitore e të gjithë popullit shqiptar. Ishte shumë e rëndësishme të mos humbisnim sot sepse në këtë mënyrë do të luftonim deri në fund. Duhet të kemi kujdes sepse kemi mbrapa edhe Moldavinë.

    Ne ishim të vendosur mirë në fushë por na mungonte pasimi i fundit por e morëm veten dhe më pas zhvilluam një ndeshje shumë taktike dhe me shumë zemër. Kjo ishte një ndeshje shumë delikate dhe Hysaj e Mitaj nuk kishin mundësi të shkonin në fundore. Ata kanë lojtarë si Lewandowski dhe Zielinski e kaq mjafton për të treguar që dy mbrojtësit tanë nuk kishin asnjë mundësi për të dalë në zonën e sulmit nga krahët. 

    Ishte një ndeshje shumë e vështirë për të dyja skuadrat. Të gjithë ishim të kujdesshëm dhe ata na bënë shumë presing. Ne u përpoqëm që të bënim diçka me ndryshimet dhe ia dolëm mbanë. Në pjesën e finalizimit Polonia nuk ishte shumë e qartë dhe kjo na i lehtësoi punën”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark