×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Fituan Kupën e Botës – Festë e çmendur në Buenos Aires

    Insajderi
    18 December 2022 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sa shumë emocione të përjetuara këtë të diel të 18 dhjetorit.

    Mijëra njerëz kishin mbushur sheshin kryesor në Buenos Aires për të ndjekur finalen e madhe të Kupës së Botës Katar 2022, aty ku Lionel Mesi me shokë ia dolën të triumfojnë dhe të rikthejnë trofeun në Argjentinë pas plot 36 vitesh, që nga koha e legjendës Maradona.

    Finalja e “Lusail Stadium” prodhoi më shumë se 120 minuta dramatike dhe në fund gjithçka u vendos nga penalltitë, teksa pas gjuajtjes së saktë të Montiel, ankthi u shndërrua në festë e lot gëzimi te argjentinasit që kishin mbushur sheshin.

    Momente me të vërtetë speciale, të cilat janë duke bërë xhiron e rrjetit.

    Për më tepër shikoni videon e festës madhështore në kryeqytetin argjentinas pas triumfit të kombëtares “albiçeleste”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark