×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Fjalët e trajnerit Zekrija Ramadani pas humbjes nga Ballkani

    Insajderi
    24 October 2021 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kampioni në fuqi, Prishtina është mposhtur nga Ballkani me rezultat 2-0 në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të xhiros së 11’të Superligës së Kosovës, shkruan Insporti.

    Largimi i Guathier Mankendas me karton të kuq ka qenë vendimtar për Prishtinën, teksa trajneri Zekirija Ramadani ka thënë se sulmuesi i tij ka problem psikologjik.

    “E pashë që Mankenda doli nga vetja, humbi kontrollin, u mundova ta qetësojë, është hera e dytë qe po i ndodhë, ndoshta është problem piskologjik tek ai, është faji 100% tek ai. Faulat e tij erdhën nga 60-70 metra larg portës tonë. Ka shumë faktorë për humbjen e sotme, faji kryesor është edhe tek ajo që mbetem me 10 lojtarë – por ne krijuam, kishim posedim sa kishim mundësi, goli i parë ishte vendimtar për këtë takim” – tha Zekrija Ramadani për Art Sport.

    Për kampionin në fuqi të Kosovës, kjo ishte humbja e dytë këtë edicion nga suharekasit, pasi ishin mposhtur edhe në xhiron e dytë me rezultat 0-1 në kryqytet.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark