×
  • Showbiz
  • Show

    Fjolla Morina thekson linjat trupore në fotografitë e reja

    Insajderi
    26 November 2022 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka sjellur disa foto të reja atraktive përmes llogarisë së saj në Instagram.

    Ajo ka theksuar linjat joshëse të trupit e veshur me një trupore ngjyrë bezhë me dekolte të hapur.

    Për t’u dukur edhe më elegante për mbrëmjen, këngëtarja kompletoi pamjen me një palë çizme të gjata me ngjyrë të zezë dhe çantë krahu.

    Ndërsa zinxhirët nga ari në qafë dh dorë ia shtuan edhe më shumë hijeshinë zeshkanes joshëse.

    Fjolla la flokët e gjata të valëzuara që i binin sipër shpatullave dhe dukej tejet atraktive duke vënë në pah format trupore.

    Në disa imazhe ajo pozoi në korridorin e hotelit, teksa në disa të tjera shihej duke shijuar darkën.

    Ndryshe, kujtojmë këngëtarja prej kohësh ka paralajmëruar se do të rikthehet me një projekt të ri muzikor.

    Kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me Nushin “Suppa Duppa” që u lansua në qershor të këtij viti. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark