×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Flamuri ukrainas në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Hovenier: Nuk do ta pranojmë agresionin e Rusisë

    Insajderi
    24 February 2024 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, në dyvjetorin e fillimit të agresionit rus në Ukrainë, ka thënë se s’duhet pranuar dhe se SHBA-ja nuk do ta pranojë agresionin e Rusisë.

    Sipas tij kjo është një sfidë themelore dhe e papranueshëm për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

    “Dy vjet pasi Rusia filloi pushtimin e saj brutal dhe në shkallë të plotë të Ukrainës, ne riafirmojmë angazhimin tonë si partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj, demokracinë dhe vlerat e saj”, ka shkruar Hovenier.

    Ai ka publikuar edhe një fotografi, ku flamuri i Ukrainës shihet që është vendosur në objektin e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë me mbishkrimin “Ne qëndrojmë me Ukrainën”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark