×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Flasin mësimdhënësit e Kurtit dhe Osmanit, tregojnë se si ishin ata në mësime

    Insajderi
    07 March 2024 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I pari i vendit, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Omani, si student ishin të dalluar në mësime.

    Profesori universitar i kryeministrit Albin Kurti, Salem Lepaja dhe Fadil Hajrizi, arsimtar i Gjuhës dhe Letërsisë i presidentes Vjosa Osmanit, kanë folur për karrierën politike të ish-nxënësve të tyre.

    Profesori i Kurtit tha se kur ka qenë Prodekan për mësim, qysh atëherë i ka rënë në sy, Albin Kurti, se ka qenë i pari në regjistër në provimin pranues.

    “Kryeministri i ka regjistruar studimet në Fakultetin Elektroteknik, drejtimi Telekomunikacion-Informatikë në vitin 1993-1994 jashtë objekteve të institucioneve shkollore në atë kohë. Unë kam qenë prodekan për mësim dhe qysh atëherë më ka rënë në sy se ka qenë i pari në regjistër në provimin pranues, dhe suksesin nga shkolla e mesme e ka pasë të shkëlqyeshëm. E kam takuar disa herë pasi që është bërë kryeministër kohën e fundit jo, por jam takuar shumë herë”, thotë Lepaja për Kurtin.

    Ndërsa profesori Hajrizi ka thënë se Vjosa Osmani, ka qenë e shkathët edhe në të shprehur, e logjikshme punëtore vërtetë e madhe.

    Teksa tha se nuk është takuar me të pasi është bërë presidente.

    “Vjosa ka pas sukses shumë të mirë, të shkëlqyeshëm. Ajo gjithmonë ka qenë e shkathët edhe në të shprehur, e logjikshme punëtore vërtetë e madhe. Pasi është bërë presidente nuk e kam takuar, në të vërtetë në vitin 2000 kur kanë diplomuar po edhe një herë në qytet kur ishte një donacion në Bibliotekën e Qytetit ajo përkthente me një grup. Më bën të ndihem mirë kur është punëtore. Jo vetëm në paralelen e Vjosës por edhe në disa klasa të tjera sidomos në drejtimin e shkencave kemi pas vërtetë nxënës shumë të fortë”, u shpreh Hajrizi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark