×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Flasin nga Shoqata e Naftarëve – nga ky muaj pritet të ketë ulje të çmimit të naftës

    Insajderi
    19 October 2021 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Çmimet e derivateve (naftës e benzinës) janë rritur ndjeshëm muaj pas muaji në Kosovë. Kjo ngritje e çmimit po rëndon xhepat e qytetarëve. Por rritja e çmimit pritet të ulet në muajin e parë të vitit 2022. Kështu ka thënë të paktën për Insajderin, kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani.

    Berjani thotë se bazuar në të dhënat e Organizatës së vendeve prodhuese të naftës (OPEC), në muajin e parë të vitit 2022 do të ketë prodhim më të madh të naftës, rrjedhimisht lirim të saj.

    “Rritje do të ketë sipas organizatës prodhuese OPEC, në janar do të fillon të rritet prodhimi dhe do të kemi lirim të derivateve”, ka thënë ai për Insajderin.

    Duke folur për rritjen e çmimit të naftës, ai është shprehur se kjo ka ndodhur për shkak që organizata prodhuese (OPEC), ka reduktuar prodhimin dhe kur ka reduktim të prodhimit, ka rritje të çmimit.

    “Dihet se për standardin tonë derivatet janë të shtrenjta por çmimin e përcakton BERZA dhe organizata prodhuese OPEC 3”, deklaroi ai.

    Kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani

    Kryetari i Shoqatës ka deklaruar se Kosova ka derivate të mjaftueshme edhe për dy muaj e ardhshëm. “Kosova ka derivate të mjaftueshëm për afat dy mujor”, tha Berjani.

    Çmimi i derivateve është ngritur mjaft shumë javëve të fundit në Kosovë. Krahasuar me dy muajt paraprak, çmimi i derivateve është rritur për 08 cent. Përveç në Kosovë rritje të çmimit të naftës e benzinës ka pasur edhe në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi.

    Më poshtë gjeni çmimet mesatare të karburanteve në euro, në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

    Sipas një infografike të publikuar nga REL-i, në Kosovë, një litër benzinë 95 kushton 1.23 centë, dizel kushton 1 euro e 18 centë , derisa gazi kushton 51 centë.

    Çmimet e karburanteve janë më shtrenjtë në Shqipëri. Një litër benzinë 95 atje kushton 1 euro e 41 centë, dizeli 1 euro e 39 centë dhe gazi 67 centë.

    Benzina 95 në Serbi kushton 1 euro e 37 centë, benzina 98 kushton 1 euro e 45 centë, dizeli 1 euro e 40 centë dhe gazi 80 centë.

    Çmime të përafërta me Serbinë ka edhe Mali i Zi. Benzina 95 atje kushton 1 euro e 43 centë, benzina 98 1 euro e 46 centë, dizeli 1 euro e 30 centë dhe gazi 67 centë.

    Karburante më së liri kushtojnë në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë.

    Çmimi i benzinës 95 në Bosnjë është 1 euro e 17 centë, i benzinës 98 është 1 euro e 20 centë, dizelit 1 euro e 14 centë dhe gazit 69 centë.

    Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut, një litër benzinë 95 është 1 euro e 17 centë, benzina 98 kushton 1 euro e 12 centë, dizeli 1 euro e 3 cent dhe gazi 67 centë.

    *Benzinë 95- Benzinë pa plumb prej 95 oktanësh
    *Benzinë 98- Benzinë pa plumb prej 98 oktanësh.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark