×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Flet babai i të plagosurit në Shtërpcë: Djali im është i tronditur

    Insajderi
    09 January 2023 - 11:26

    Babai i Millosh Stojanoviq i cili u plagos të premtën në Shtërpcë ka thënë se biri i tij është tronditur nga ajo që ka ndodhur.

    Zvonimir Stojanoviq ka thënë se e ka vizituar të birin mbrëmë në spitalin e Graçanicës.

    “Ai ndihet mirë, por është dukshëm i tronditur për gjithçka që ka ndodhur. E gjithë kjo është e vështirë për të. Shpresojmë që ai të shërohet sa më shpejt dhe të kthehet në familje”, ka thënë Stojanoviq për “TV Prva”, përcjell Insajderi.

    Sipas tij, me kalimin e kohës, po bëhet e qartë se çfarë mund të ketë ndodhur.

    “Është jashtëzakonisht e vështirë, ne jemi ende në shok. Me kalimin e kohës po bëhet më e qartë në kokën tonë se çfarë mund të ketë ndodhur”, deklaroi Stojanoviq.

    Ai tutje ka shtuar se ka frikë për sigurinë e familjes së tij, por shpreson që diçka e tillë mos t’i ndodhë askujt.

    “Nuk e prisja që diçka e tillë të ndodhte ditën e Krishtlindjes. Do të doja që diçka e tillë të mos i ndodhte më kurrë, askujt”. /Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark