×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Flet gjyqtari i dënuar për kurdisje të ndeshjes: FSHF më bëri kurban, jam i pastër

    Insajderi
    05 May 2022 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “I drejti zhytet, por nuk mbytet”. Ky është me sazhi i arbitrit 26- vjeçar, Mehmet Koçi, i cili dje mësoi se është dënuar nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës me dy vite për shkak se nuk ka raportuar shkeljet në ndeshjen e luajtur më 23 prill në Kamzë mes Bulqizës dhe Veleçikut, që përfundoi me shifrat 0-15. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, gjyqtari i ri që përfaqëson kolegjiumin e Durrësit, ka thënë dje se Disiplina e ka bërë “kokë turku”, në një kohë që ngre këtë pyetje: “U hetuan tri ndeshje, por si ka mundësi që në fund dënohen ekipet humbëse dhe vetëm një arbitër…?!”

    Mehmet, keni dënimin me dy vite jashtë futbollit dhe një gjobë prej 1 milion lekësh të vjetër. Si e pritët këtë vendim?

    Normalisht që është një vendim shokues dhe krejtësisht i padrejtë. Do të apeloj menjëherë, sepse është skandaloze. Sot (dje) e kam mësuar vetëm përmes mediave vendimin, pasi nuk kam marrë personalisht asnjë njoftim zyrtar. Pres një relacion për të kuptuar arsyen pse jam dënuar. Shpresoj që kjo histori të mbyllet sa më shpejt, pasi unë jam i pastër. Ka më shumë rëndësi integriteti im në këtë situatë sesa sporti.

    Keni dëshmuar në Komisionin e Disiplinës?

    Më ka thirrur Komisioni i Disiplinës në FSHF për të më pyetur në lidhje me ndeshjen e Kategorisë së Dytë, BulqizaVeleçiku, e luajtur më 23 prill në Kamzë, ku dhe unë isha arbitër kryesor. Kemi qenë në FSHF të gjithë, nga unë si arbitër kryesor, dy asistentët, gjyqtari i katërt, delegati, vëzhguesi i ndeshjes, kapitenët dhe trajnerët e ekipeve respektive. Jemi pyetur një nga një në mbledhjen që është bërë.

    Ju krijon habi fakti që nga arbitrat e tri ndeshjeve jeni dënuar vetëm ju?

    Nuk e di nëse për dy ndeshjet e tjera në hetim janë thirrur arbitrat për të dëshmuar, por është e pabesueshme që në fund dënohen ekipet humbëse dhe vetëm një arbitër, i cili në këtë rast jam unë.

    Ju çfarë keni raportuar lidhur mbi ndeshjen që sipas komisionit është manipuluar?

    Personalisht më është bërë vetëm një pyetje nga komisioni në lidhje me mbarëvajtjen e ndeshjes. Nuk më është komunikuar asgjë tjetër, në një kohë që tashmë shikoj që bëhem unë kurban i kësaj historie. Është e pabesueshme që unë bëhem “kokë turku”, por unë do t’i shkoj kësaj çështjeje deri në fund, pasi jam 100% i pastër. Kam raportuar përballë komisionit për atë që më pyetën dhe nesër (sot) do të më argumentojnë se si kanë arritur në këtë konkluzion që të më përfshijnë edhe mua në këtë

    Çfarë ndodhi në fushë, pasi rezultati 0-15 praktikisht të bën të dyshosh. Ishit i pafuqishëm për të vepruar ju dhe delegati?

    Ndeshja është luajtur rregullisht dhe golat janë bërë siç ndodh në një lojë normale futbolli. Nuk ka pasur asgjë për hije dyshimi, ka qenë më se korrekte në fushë, çdo gjë. Kujtoj që kam dhënë një minutë shtesë në fundin e pjesës së parë dhe më pas tre minuta shtesë në pjesën e dytë për shkak të vonesës prej ndërrimeve që u bënë. Nga ana ime nuk ka pasur asnjë arsye që të ndal lojën, këtë e kam raportuar edhe në komision. /panorama.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark