×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Insajderi / Insajderi

    Flet nëna e Fjolla Morinës: Institucionet nuk po marrin masa, vajza ime ka nevojë për trajtim

    Insajderi
    01 July 2023 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për publikimet e fundit të këngëtares Fjolla Morina e shqetësuar tej mase është nëna e saj, Selvete Rexha.

    Në një prononcim për Insajderin, ajo ka thënë se vajza e saj ka nevojë për trajtim në psikiatri, por institucionet nuk po e kryejnë detyrën si duhet.

    Prej 5 muajsh sa e njëjta është larguar nga banesa e Morinës, thotë se në polici ka shkuar mbi 4 herë.

    “E kam lajmru në polici e denoncu qysh nga janari, por sjanë marrë kurrë masa. Më ka sulmuar njëherë dhe ofenduar i thirra policinë, erdhen plotë 10 polic e morën e kan dërgu në stacion. Kanë fol me të edhe prap e kanë liru”, tha ajo për Insajderin.

    Në anën tjetër, në dokumentin e siguruar nga Insajderi thuhet se Morina kishte pranuar bashkëpunimin me Qendren Klinike Psikiatrike dhe do të përfillte rekomandimet e gjykatës.

    Por kjo nuk ndodhi, pasi sipas nënës së saj Morina kishte mbajtur gjithsej 2 seanca në Klinikë.

    Në procesverbalin e seancës dëgjimore thuhet mes tjerash se psikiatria e cila ishte prezente në seancë kishte rekomanduar se këngëtares i duhet vetëm një seancë në javë për 12 muaj që të përmirësohet gjendja e saj.

    Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë me datë 6 qershor 2023 nënës së Morinës i është caktuar urdhër mbrotjtje. Kësisoji Morinës i ndalohej shqetësimi, ofendimi, kërcënimi apo përcjellja nga Morina.

    Ndërkaq këngëtares i ishte caktuar masa mbrojtëse e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në mënyrë ambulatore, në liri njëherë në javë. Vendim të cilin ajo nuk e ka respektuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark