Insajderi
Insajderi

Flet për Insajderin avokati i Nuredin Lushtakut

Insajderi
03 July 2022 - 12:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Flet për Insajderin avokati i Nuredin Lushtakut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmë rreth orës 23:55 një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën  e Skenderajt. Rreth orës 23:55 janë plagosur dy policë në një pikë kontrolli, si rezultat i shqiptimit të një tikete të trafikut, shkruan Insajderi.

Në rast u raportua se ishte i përfshirë edhe ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku, djemtë dhe vëllezërit e tij.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me avokatin e tij, Artan Qerkini, i cili tha se klienti i tij nuk ka përdoruar armë dhe se rasti është në procesin e hetimit.

“Deri më tani nga informacionet që kam z. Lushtaku nuk e ka përdorur armën. Nuk mund të jap informacione më shumë sepse rasti është në procesin e hetimit”- tha Qerkini.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark