×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Flet për pensionet dhe mban në dorë orën 80 mijë euro”, shpërthen rrjeti ndaj Macron

    Insajderi
    24 March 2023 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një video e Presidentit francez, Emmanuel Macron, ka pushtuar rrjetin dhe ka ngjallur reagime të ashpra. Në këto pamje ai shihet teksa gjatë një interviste kur po fliste për pensionet, mbante në dorë një orë e cila thuhet se kushton plot 80 mijë euro.

    Lexo edhe:

    Por pak çaste pas intervistës ai shihet duke ulur duart nën tavolinë, dhe pa u vënë re e ka hequr atë. Kjo ka sjellë menjëherë dhe reagimet në rrjet.

    Mirëpo nga ana tjetër, enturazhi i Emmanuel Macron shpjegon se “Presidenti mban një orë Bell & Ross BR V1-92 të personalizuar me stemën e Presidencës së Republikës. Ai e mban atë shumë rregullisht për më shumë se një vit e gjysmë. Ndryshe nga gjithçka që promovohet në rrjetet sociale, Presidenti nuk e heq orën për ta fshehur, por sepse sapo e kishte përplasur në tavolinë. Zhurma dëgjohet qartë në videon e shpërndarë”.

    Zhurma në të vërtetë dëgjohet në minutën e 11-të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark