×
  • Showbiz
  • Show

    Flet shoqja e Vesës: Jam ndier e obliguar të dal dhe ta tregoj të vërtetën

    Insajderi
    12 November 2023 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, ka diskutuar disa herë për historinë e saj me futbollistin Mërgim Berishën.

    Kjo histori është komentuar edhe nga ish-shoqja e Vesës, e cila ka thënë që nuk kanë qenë kurrë shoqe të ngushta.

    Për këtë çështje ka dalë të flasë një shoqe e Vesës.

    Kur e pashë intervistën që është bërë dhe e pashë që po i bëhet e padrejta Vesës, e kam ndier veten si shoqe e obliguar të dal dhe ta tregoj të vërtetën.”, ka filluar rrëfimin Artiola, shoqja e Vesës.

    Artiola tregon që Vesën e njeh që disa vjet përmes ish-shoqes së tyre, po rrugët i ndanë me të, për shkak të situatës mes Vesës dhe asaj, transmeton Prive.

    Ajo tregon që Vesën e sheh si motër dhe se kur e ka parë intervistën e Edonës (ish-shoqja e tyre), është shokuar.

    Kur e pashë intervistën më ka lënë pa fjalë, se e di që kanë qenë shpesh në pushime bashkë si në Stamboll, Vesa me ish-shoqen dhe ish-të fejuarin e Vesës. Dhe kjo tregon që Vesa i ka besuar shumë asaj.”, tha ajo.

    E vërtetë është, nga fillimi babai i Vesës i ka thënë asaj që shoqja e ngushtë do të ta marrë burrin. Jo vetëm babai, por edhe ish-i fejuari i Vesës i ka thënë të mos rrijë më të, nuk është shoqe e mirë për ty, do të na sjellë probleme, por Vesa nuk ka reaguar, dhe tani jemi ku jemi.” – thotë shoqja e Vesës. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    02 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark