×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Florent Hoti sqaron pse vendosi për Kosovën para Shqipërisë dhe Anglisë

    Insajderi
    25 October 2021 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Florent Hoti është një futbollist shqiptar i lindur në Angli që aktualisht aktivizohet te skuadra e Dandit në Skoci. 20-vjeçari aktivizohet gjithashtu me moshat e Kosovës, teksa më parë Shpresat i kishin bërë thirrje që të ishte pjesë e tyre.

    Në një intervistë për faqen e klubit skocez, Hoti sqaron se si kishte mundësi të luante me Shqipërinë dhe zgjodhi Kosovën pasi kjo e fundit ishte zgjedhje më e mirë për të.

    “Është një nder të luash për vendin tim, jo të gjithë kanë mundësi ta bëjnë këtë. Dua të bëj sa më shumë paraqitje për vendin tim dhe mund të luaj për Kosovën, Shqipërinë dhe Anglinë. Do të luaja më parë me Shqipërinë të cilët më thirrën për një grumbullim në mars, por për shkak të Covid-it nuk munda të shkoja. Grumbullimi i radhës ishte në qershor, por në të njëjtën kohë më thirri edhe Kosova.

    Shqipëria, Kosova apo Anglia?

    Prindërit e mi kur lindën i klasifikonin si shqiptarë, por kjo do të thoshte se mund të luaja për të dyja. Unë në fakt e shoh veten si kosovar dhe pak shqiptar, por vendosa që Kosova ishte më e mirë për mua.

    Bëra një bisedë me prindërit e mi dhe të gjithë ramë dakord se ishte alternativa më e mirë për mua. Ishte një vendim i rëndësishëm dhe diçka për të cilën doja që të gjithë të ishim dakord dhe fatmirësisht e bëmë. Ne në fakt luajmë me Shqipërinë muajin tjetër, kështu që mund të jetë interesante!”, është shprehur 20-vjeçari.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark