Florent Ukaj, është njëri nga kandidatët e rinjë që i ka hyrë garës për deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ukaj, ka kohë që është pjesë strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Prej vitit 2018, Ukaj ka mbajtur pozitën e nënkryetarit, dhe për një kohë, edhe të sekretarit të Forumit Rinor të LDK-së.
Florent Ukaj ka përfunduar studimet master për administrim biznesi në Universitetin Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti”.
31-vjeçari është djali i Xhavit Ukajt, ish-deputetit, i cili është ndër përkrahësit e hershëm të Ibrahim Rugovës e LDK-së.
Ukaj në listën e LDK-së mbanë numrin 46.
Kandidati Ukaj, është treguar njëri nga njerëzit më punëtorë gjatë kësaj fushate, ka qenë shumë aktiv në rajonin e Prizrenit.
Ai ka takuar qindra qytetarë, duke u prezantuar planin e tij politik dhe programin e LDK-së.