Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë mbështetje për kandidaturën e tij edhe në Korishë të Prizrenit.
Ai, në fshatin e Korishës ka takuar disa miq të tij, me të cilët ka biseduar lidhur me programin e LDK-së dhe çështjet të cilat ai do t’i shtyjë përpara si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës.
“Me miqtë e mirë nga Korisha e Prizrenit, bisedat me ta janë çdo herë të veçanta. Faleminderit”, shkroi në Facebook të mërkurën në mbrëmje.
Ukaj mban numrin 46 në listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së. /Insajderi.org