Kandidatja për kryetare të Podujevës nga Partia Demokratike e Kosovës, Floreta Zejnullahu, ka vizituar sot një biznes në këtë komunë.
Zejnullahu në një postim në Facebook ka shkruar se ekonomia do të jetë prioritet nën udhëheqjen e PDK. Ajo ka premtuar se do të jetë partnere për të gjitha bizneset.
“Ne do të krijojmë ambient të favorshëm për bizneset dhe iniciativën private në Podujevë”, ka shkruar Zejnullahu.