Kandidatja për kryetare të Podujvës nga PDK-ja, Floretë Zejnullahu, ka thënë se do të bëjnë investime në bujqësi.
“Zhvillimi rural do të arrihet duke investuar në bujqësi dhe në infrastrukturën përcjellëse e cila do të u mundësoj fermerëve llapjan të zhvillojnë punët e tyre sa më lehtë”, ka shkruar Zejnullahu në facebook.
Ajo është shprehur se përmes kësaj do të krijojnë vende të reja punë.
“Përmes punës dhe përkushtimit fermerët tanë krijojnë vende të reja të punës dhe zhvillojnë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë”, ka thënë kandidatja për kryetare të Podujvës.